Policia e Liverpulit ka marrë pushtet ekstra për të parandaluar turmat të mblidhen nëpër rrugët e qytetit për të festuar titullin kampion pas 30 vitesh të “Reds”-ave.

Forcat e rendit janë të impenjuara gjerësisht në shpërndarjen e turmave, por pavarësisht kësaj është shumë e vështirë të binden njerëzit të largohen, sidomos turmat e mëdha në “Liver Building” dhe “Pier Head”.

Një zëdhënes i “Merseyside Police” ka konfirmuar se edhe nesër nuk do të lejohen grumbullimet sepse janë një rrezik i madh për shpërndarjen e Covid-19, raportojnë mediat në ishull. Nuk mund të organizohen festa për titullin pasi bien ndesh me udhëzimet e qeverisë.

Ndërkohë janë raportuar mjaft incidente dhe përleshje, teksa deri më tani janë arrestuar 10 persona.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb