SHBA- Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filmuar veten duke hedhur një grumbull të madh kartëmonedhash 20 dollarëshe në tualet. Video e postuar në Instagram, tregon se si i riu hedh një shuk me dollarë në wc e më pas lëshon ujin, ndërsa në sfond ka muzikë rap.

Adoleshenti numëron të paktën 320 $ dhe bën veprimin, për të treguar kështu se mund të bëhet edhe pa para. ‘Daily Mail’ shkruan se pavarësisht përpjekjes së tij të dukshme për të treguar rëndësinë e pakët që kanë paratë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë shaka me adoleshentin pa emër se sipas tyre ishte ende duke përdorur një iPhone 5.

Një prej tyre ka shkruar se: “Kam gjithë ato para dhe nuk kam ende një 5s”. Por kishte dhe nga ata që aluduan se paratë kanë qenë false. Videoja besohet së është filmuar në SHBA, por vendndodhja e saktë nuk dihet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb