Bayern vuan ndaj Werder Bremen në transfertë, por në fund skuadra e Tuchel del me kokën lart. Bavarezët fituan 1-2, në Weserstadion (Bremen).

Kampionët e Gjermanisë gjetën golin pas një ore lojë me Gnabryn. Sane dyfishoi shifrat në të 72-tën, por nuk ishte goli i qetësisë, pasi vendasit ngushtuan shifrat në fund me Schmidt, duke e bërë sfidën emocionuese.

Bayern Munchen kryeson me 65 pikë, 4 pikë më shumë se Dortmund. Werder është i qetë në vendin e 12-të. Bundesliga luan nesër ndeshjen e fundit të vlefshme për javën 31 mes Dortmund dhe Wolfsburg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb