Frank Lampard mori përsipër një bast të madh, pranoi ofertën e Everton për të shpëtuar këtë klub. Në sfidën e fundit, atë kundër Newcastle, Everton siguroi një trepikësh jetik, një fitore që e erdhi vetëm në minutën e 99-të për më tepër me dhjetë lojtarë.

Festa ishte e madhe, në këtë pikë u bashkua edhe trajneri Lampard i cili në përfundim të sfidës zbuloi një detaj të dhimbshëm në kuptimin e plotë të fjalës:

“Theva dorën gjatë festimit. Në fillim nuk e kuptova por kur po kalonin minuta ndjeva pak dhimbje, por kjo ka pak rëndësi, nuk më intereson”, theksoi Lampard.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb