Bekim Balaj ka realizuar dopietë me Boluspor, në takimin e kampionatit turk ndaj Samsunspor. Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë me kokë në minutën e 29-të, pas një krosimi të Odise Roshit. I dyti vjen sapo fillon pjesa e dytë, me ekipin e tij që fiton 2-1.

Balaj numëron 3 gola në këtë sezon, në 11 ndeshje të luajtura. 31 vjeçari po luan edicionin e tij të parë në Turqi, pas përvojave në Austri me Sturm Graz, Nizhny në Rusi, Rijeka në Kroaci dhe Jagiellonia në Poloni.

 

 

Boluspor gjendet e 15-ta dhe rrezikon rënien një Kategori më poshtë. Takimi i radhës është ndaj Ankaragucu.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: