Finalja e “Conference League” deri më tani po flet me në favor të Romës që e ka parë veten në epërsi me një gol të Nicolo Zaniolos.

Shtylla pak minuta më pas, do të ishte “shpëtimtarja” e romanëve dhe “fati i keq” për holandezët e Feyenoord. Ndërkaq, LSA ka siguruar pamje të momentit të golit të Zaniolos, duke fiksuar të gjithë zhgënjimin e tifozëve nga Roterdami.

Ata shihen të heshtur dhe të zemëruar për disfatën, ndoshta të përkohshme të ekipit të tyre. Ka ende minuta lojë dhe dinamikat mund të ndryshojnë sërish, por nëse rezultati mbetet i pa ndryshuar, kupën në qiellin e Tiranës do e ngrenë romanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: