Ylli i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, gjeti golin e parë në Serinë A në karrierën e tij që pritet të jetë tepër e ndritur. Talenti kuqezi, arriti të realizonte një gol fantastik në duelin ndaj Interit, që përfundoi me rezultatin 3-2, në favor të zikaltërve të Inzagit.

Në përfundim të takimit, Asllani u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Mesfushori shqiptar qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, teksa realizoi edhe 15 pasime të sakta nga 20 në total.

Edhe pse përballë kishte kundërshtarë të nivelit të lartë si Barrela, Çalhanoglu dhe Brozoviç. Edhe pse vetëm 20-vjeç, Asllani luajti si i barabartë ndaj emrave të lartpërmendur.

Kristjan Asllani Sofa
PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: