Eros Grezda mendon se nuk është ende në nivelin që kërkohet prej tij, si pasojë e dëmtimit që ka pasur. Pas ndeshjes të Rejnxhërs ndaj St. Mirren, ai ka komentuar edhe goditjen e shtyllës nga ai, një rast ku ai kishte shpresuar të bëhej protagonist me golin e parë në Skoci.

“Paraqitja ishte ‘ok’, por nuk jam ende ku duhet, pasi ishte ndeshja ime e parë si titullar. A jam mërzitur pasi më kanë lënë kaq gjatë në stol? Jo, pasi isha i përqendruar vetëm në stërvitje dhe duke punuar shumë.

Unë po prisja rastin tim. Tani jam më mirë fizikisht. Të gjithë e dinë që nuk luajta për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve. Tani ndjehem më mirë, e ndjej me të vërtetë se po kthehem. Ndjej se kam nevojë që të luaj më shumë ndeshje, por jam në rrugën e duhur.

Mendoja se topi do të shkonte brenda në rrjete, kur gjuajta pak çaste para se të zëvendësohesha. Duhej edhe pak fat, por në fund të fundit nuk ishte aq e rëndësishme pasi të tjerët shënuan dhe unë jam i lumtur”, tha Grezda. /vipsport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: