Deputeti i PS, Tërmet Peçi është përballur me protestuesit pasi doli nga seanca plenare. Jashtë Parlamentit protestonin dhjetëra qytetarë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët e ndjekin këmba-këmbës Peçin dhe i drejtohen me fjalët “Hajdut”, “Analfabet” dhe “Nuk na përfaqësoni”.
