Inter ka marrë humbjen e 3-të radhazi në kampionat. Pritej të ishte një ndeshje e vështirë për zikaltërit kjo sfidë ndaj Fiorentinës dhe ashtu rezultoi, pasi ekipi i Italianos fitoi 0-1.

Ndeshja u vendos nga një gol i Bonaventurës, në minutën e 53-të. Ekpi nga Milano u përpoq që të reagonte, por e pati të pamundur për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. 15 minuta edhe për Kristjan Asllanin, i cili e nisi sfidën nga stoli.

Interi komplikon kështu objektivin Champions League, aktualisht renditet në vendin e 3-të me 50 pikë. Fiore është e 8-ta me 40 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb