Një 19-vjeçar i quajtur Gerson de Melo Machado ka ndërruar jetë ditën e dielë, pasi hyri brenda kafazit ku mbahej një luaneshë.
Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik në João Pessoa, në Brazilin Veriperëndimor.
Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, shihet Machado duke hyrë brenda kafazit përmes një boshllëku, pasi u ngjit në strukturat e sigurisë dhe më pas zbriti në tokë nga një trung palme.
Sapo luanesha vuri re praninë e Machados, ajo vrapoi drejt tij dhe ia preku këmbën, duke e rrëzuar përtokë.
Dyshohet se i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe është trajtuar për disa vite me rradhë.
