Fiorentina fitoi në fund me Cremonesen, në ndeshjen e parë të Serie A. Skuadra vjollcë triumfoi 3-2, në një sfidë tejet emocionuese.

Debutimi i portierit të Radu nuk ka shkuar mirë. “Gardiani” i huazuar te Cremonese duket se akoma nuk po e merr veten pas asaj gafe që bëri në ndeshjen mes Interit dhe Bolognas, që i shkaktoi zikaltërve humbjen e titullit kampion.

Sot, Radu bëri një tjetër gafë. Ai nuk kontrollon siç duhet një top në ajër, çka bën që sfera të hyjë në rrjetë. Ky gol i dha fitores Fiorentinës, teksa video është bërë virale.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: