Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti është shfaqur protagonist në Rumani me skuadrën e CFR Cluj, në barazimin 3-3 në fushën e Poli Lasi. Në Stadionul Emil Alexandrescu (Iaşi), Ajeti gjeti golin në minutën e 38-të.

Gjuajtja nga brenda zonës e 30-vjeçarit ishte e pamundur për t’u neutralizuar nga Lung, me portierin që thjesht shoqëroi topin me sy. Arlind Ajeti po luan sezonin e tij të parë në Rumani.

CV është mjaft e pasur, duke filluar që nga Basel në Zvicër e duke përfunduar te Pordenone në futbollin italian. CFR Cluj kryeson kampionatin dhe synimi kryesor mbetet ruajtja e vendit të parë. Takimi i radhës është ndaj Utah Arad në shtëpi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: