PRISHTINE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar sot në kryeqytetin e Kosovës me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në oborrin e ndërtesës së komunës, Veliaj u prit nga homologu i tij kosovar. Por,i pari i Tiranës pati një ‘incident’ të vogël, pasi iu zgjidh lidhësja e këpucës në derën e komunës.
Veliaj nuk deshi të hynte brenda me këpucë të zgjidhur dhe nuk nguroi të ulej për të lidhur lidhësen në shkallët e komunës së Prishtinës.
(er.nu/BalkanWeb)