Një Inter i çmendur, një ekip që bën tifozët zikaltër me zemër, ky slogan merr kuptim të plotë në sfidën kundër Torinos. 60 minuta inekzistet në fushën e lojës, me torinezët që vallëzojnë duke shënuar dy gola, i pari ishte me një aksion fanstatik i finalizuar nga Zaza në limitet e pjesën së parë ndërsa në 62-tën, Ansaldi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Inter jo vetëm që nuk u dorëzua por me karakter dhe dhunë ngushtoi shifrat dy minuta më pas me Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian u shndërrua në protagonist teksa në minutën e 67-të ftoi Lukakun të devijonte topin në portën e boshatisur me belgun që dërgoi shifrat në 2-2. Në minutën e 87-të, Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin. Në fund, në minutën e 90-të, Lukaku dhuroj një asist perfekt për Martinez që sigloi shifrat përfundimtare në 4-2.

Pas një fitore të tillë të gjithë duhet të ishin në dëlir por jo Lukaku. Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi belg u shfaq i lumtur por jo plotësisht pasi Inter për të nuk është ende një ekip i madh: “Sinqerisht më duhet të pranoj se nuk jemi ende një ekip i madh, nuk është gjë e mirë të përjetosh vështirësi të tilla. Luajtëm keq për 60 minuta, ishim me të vërtetë shumë në vështirësi, po luanim pa agresivitet dhe pa dëshirë. Më pas u zgjuam dhe fituam, kjo është e rëndësishme”, u shpreh Lukaku. Në të njëjtën linjë me sulmuesin belg ishte dhe Antonio Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb