Interi nuk e ka ndërmend të ndalet. Zikaltërit vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion, teksa sonte triumfuan 4-0 ndaj Atalantës në “San Siro”. Bergamaskët realizuan të parë me De Ketelaere por goli u anulua për shkak të një prekje me dorë.

Në minutën e 26-të, portieri i mysafirëve, Marco Carnesecchi shfaq pasiguri duke mos kontrolluar dot një top. Aty përfitoi Darmian, i cili zhbllokoi sfidën në të mirë të skuadrës nga Milano. Në fundin e fraksionit të parë, një e majtë e Lautaros përfundoi në rrjetë, me tifozërinë që shpërtheu në festë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Interi thelloi edhe më shumë avantazhin. Lautaro gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer nga portieri nuk fali Di Marco. Pak më vonë, shënoi edhe Frattesi. Ekipi i Inzaghit kryeson me 69 pikë, 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Juventusi. Atalanta renditet në vendin e pestë me 46 pikë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: