Ish-kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbanit, është larguar nga zyra e tij, pasi ka përfunduar orarin zyrtar të punës.

Siç shihet në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, ish-kryebashkiaku i Partisë Demokratike në Devoll është larguar nga zyra e tij me duartrokitje nga mbështetës të shumtë, që e prisnin jashtë dyerve të bashkisë.

Ata kanë qëndruar për plot gjashtë orë para bashkisë, teksa sot ishte vendosur të konstituohej këshilli i ri bashkiak.

Nga ana tjetër, menjëherë pas largimit të Nallbatit, në Bashkinë e Devollit ka mbërritur kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga 30 qershori, Eduard Duro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb