Ish-të përndjekur politikë janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku përmes protestës kanë kujtuar dhe mikun e tyre të ndjerë Lirak Bejko.

Ky i fundit dogji veten 10 vite më parë në një grevë urie, ku protestonte për kushtet në të cilat ndodheshin ish-të përndjekurit. Miqtë e tij pohuan se sot pas 10 vitesh ndodhen sërish në të njëjtën gjendje, ndërsa i bënë thirrje qeverisë që të zbatojë ligjet.

“Para 10 vitesh si pasojë e grevës për të drejtat legjitime na u dogj shoku jonë, Lirak Bejko. Ne jemi mbledhur sot që të kujtojmë Bejkon, që ndritë shpirti atje ku është. Ne jemi mbledhur se jemi atje ku kemi qenë si përpara 10 vitesh në kohën e grevës që zhvilluam. Nuk kërkojmë lëmoshë, por Shqipëria të zbatojë ligjet kundrejt të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.”, tha një prej të ish-përndjekurve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb