Interi pësoi disfatë 1-0 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pas sfidës, tekniku i zikaltërve, Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Ne e nisëm me ritëm të ngadaltë, nuk iu qasëm mirë ndeshjes. Pas golit të tyre ne lëvizëm më mirë dhe luajtëm më shpejt, ndoshta e merituam të barazonim në pjesën e parë, krijuam raste në fundin e fraksionit hapës. Na vjen keq për shumë tifozë që ishin këtu të pranishëm. Në fund Sassuolo ka meritat e veta për këtë fitore” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb