Dy nyje akoma për tu zgjidhur nga Roberto Mancini në vigjilje të sfidës kundër Belgjikës. Një prej tyre është i qartë prej kohësh, Chiellini në qendër të mbrojtjes. Kjo dilemë pritet ti marrë akoma më shumë kohë, pasi për kapitenin pritet të vendoset vetëm pas seancës së fundit stërvitore. Lukaku është një “bishë” që Bonucci mund ta përballojë së bashku me kapitenin në krahë. Chiellini është stërvitur rregullisht por do të jetë ai në fund që do të vendos, nëse është gati për këtë përballje titanësh, nëse jo, Mancini e ka gati dyshen Bonucci-Acerbi, qendërmbrojtësi i Lazios është provuar titullarë si në ndeshjet e kontrollit ashtu edhe në goditje standarde.

Nyja tjetër është Chiesa, protagonist në fitoren e Italisë kundër Austrisë, ishte ai që zhbllokoi sfidën. Mancini sheh tek Chiesa lojtarin e duhur për të sulmuar “murin” belg, për momentin futbollisti i Juves ka më shumë kuota se sa Berardi, mund të jetë Chiesa ai që do të plotësojë tredhëmbëshin ofensiv së bashku me Immobile dhe Insigne. Pjesa tjetër nuk pritet të ketë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit, Di Lorenzo dhe Spinazzola nga krahët e mbrojtjes ndërsa treshja e mesfushës do të formohet nga Barella-Jorginho dhe Verratti, Locatelli dhe Pessina do të jenë gati në çdo moment për tu hedhur në fushë si zëvendësues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb