KAVAJË

Dëshira për të djegur mbetjet e shumta që i ishin mbledhur pranë shtëpisë për pak sa nuk u kthye në një tragjedi në Kavajë. Djegia e pakontrolluar e mbetjeve të ndryshme si barishteve, shkurreve dhe degë pemësh pas pastrimit të kopshtit gati sa nuk i kushtoi shtrenjtë një banori të lagjes Nr.4 pranë varrezave të qytetit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Klement Baçi raporton se në momentin e djegies së plehrave zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa  flakët janë përhapur në pjesë të tjera të kanalit shumë pranë banesave.

Të shqetësuar se ndoshta zjarri do të përpinte banesat e tyre banorët e lagjes dhe njoftuan shërbimin zjarrfikës. U desh ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të Kavajës që të shuante zjarrin dhe qetësonte situatën.

Djegia e mbetjeve të ndryshme nga vetë personat kryesisht e barishteve, shkurreve dhe degë pemësh është bërë shumë herë shkak për rënien e zjarreve në të gjithë vendin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: