Një burrë me gjasë i armatosur po mban peng të paktën një person në një zyrë postare në prefekturën Saitama, në veriperëndim të Tokios, thanë sot autoritetet lokale.

Rreth orës 14:15 me orën lokale sot (06:15 me orën tonë) “një burrë mori pengje dhe u vendos në një zyrë postare” në qytetin e Warabi, njoftuan autoritetet komunale të tij në faqen e tyre të internetit, ku specifikojnë se ai ishte në posedim të një objekti që dukej si armë zjarri.

Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: