Çifti Ali dhe Mine Keta nga fshati Xiber në Klos jetojnë në kushte pothuajse çnjerëzore. Me dimrin e ashper dhe temperaturat e acarta te moshuarit jetojnë në një dhome që nuk plotëson as kushtet minimale të jetesës. Banesa e tyre e vogël është e dëmtuar nga dy tërmetet qe ranë në vitin 2019 duke e bere edhe më të vështirë jetesën e tyre.

Çifti i moshuar thonë se marrin vetëm 3 mije lekë të reja ndihme ekonomike në muaj që nuk u dalin as për të blere ushqime. Madje Mineja vuan nga një sëmundje e rëndë, kurimi i së cilës kushton shumë.

Te moshuarit kërkojnë vetëm një dhomë të sigurt për të mos rrezikuar jetën nën rrënoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: