Prej orëve të para të mëngjesit së kësaj të martë, qarku i Korçës është pushtuar nga mjegulla duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Ashtu siç shihet edhe në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Lorena Kodra, pasditja në akset kryesore të qarkut ka sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të shmangin lëvizjet e tyre, sidomos në akset nacionale, të cilat janë pushtuar nga mjegulla.

Policia Rrugore vjen me një apel për drejtuesit e mjeteve, ndërsa i bën atyre thirrje që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullit.
Gjithashtu behet e ditur nga Shërbimet e policisë që drejtuesit te shmangin lëvizjet e panevojshme pasi rezulton se ne akset nacionale fushëpamja është e kufizuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: