Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
1 litër qumësht
170 gr sheqer pluhur ose normal
50 gr sheqer pluhur ose normal
2 lugë gjelle gjalpë
1,5 lugë çaji kanellë
2 vanilje
120 gr miell orizi

Përgatitja
Në një tenxhere trazojmë qumështin me 170 gr sheqer dhe miellin e orizit. I vendosim në zjarr dhe i trazojmë me lugë druri derisa masa të trashet, duke bërë kujdes që të mos krijohen kokrra. Tavën e lyejmë me gjalpë dhe shtrojmë një shtresë me sheqerin e mbetur. Hedhim masën dhe e pjekim në 200 gradë për 30 minuta dhe në fund në 150 gradë për 15 minuta poshtë.
Pasi nxirret lihet të ftohet 4 orë dhe konsumohet. Serviret e kthyer përmbys dhe spërkatet me ujë trëndafili dhe kanellë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb