Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 vezë
200 gr sheqer
150 ml kos
150 ml vaj luledielli
2 karota
250-270 gr miell
2 lugë të vogla pluhur pjekës
Vanilje

Për kremin:

300 gr krem djathi
150 gr sheqer pluhur
Një dorë lajthi

Përgatitja

Vezët i rrahim me sheqerin derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë kosin, vajin e ullirit, karotat e grira në rende, dhe në fund miellin me pluhurin pjekës, si dhe vaniljen. Kekun e shtojmë në tavë dhe e pjekim në 200 gradë për 40 minuta.
Mënjanë rrahim 300gr krem djathi me 150 gr sheqer pluhur. Sa të ftohet keku ia shtojmë nga lart bashkë me një dorë bajame.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: