TIRANË

Grupi i xhirimit të “News24” është kërcënuar, teksa ka qenë duke filmuar këtë mesditë në “Shtëpinë e barit”, në Ndroq të Tiranës.

Nga vendngjarja, gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News24” dhe “BalkanWeb” se një person, pa u prezantuar, i ka kërkuar grupit të xhirimit të “News24” dhe gazetares Bezat, që të largoheshin, me pretendimin se po shkelnin në një tokë private, ndërkohë që vendi ku ndodhej grupi i xhirimit ishte një tokë e djerrë.

Personi ju ka kërkuar me insistim atyre që të largohen nga aty dhe më pas i ka kërcënuar me një sëpatë, duke mos i lejuar që të filmonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb