Kina ka ekspozuar fuqinë e saj ushtarake teksa vendi feston Vitin e Ri Hënor. Televizioni kombëtar kinez CCTV transmetoi një klip të shkurtër, ku tregon raketat e Kinës, një pjesë e Ushtrisë Liberale Popullore (PLA) që menaxhon arsenalin gjithnjë e në rritje të raketave të vendit.

Në klip ushtarët e PLA i dërgojnë dhe urimet e Vitit të Ri popullit kinez ku në plan të parë ndodhen 6 raketa balistike DF-15, që janë cilësuar si “arma sekrete e vendit” nga mediat vendase. Ushtarët qëndrojnë një formë drejtkëndore dhe mbajnë në dorë një baner ku shkruhet: “Oficerët i urojnë popullit në mbarë vendin Gëzuar Vitin e Ri”.

Gjashtë kamione ushtarake ishin të parkuara mbrapa trupave ndërkohë që pranë tyre qëndronin 6 raketat balistike.

Sipas raportimeve mediatike, raketa DF-15 është një version i përmirësuar i raketës së mëparshme të prezantuar në paradën ushtarke të vitit 2009. Raketa mund të fluturojë me shpejtësinë 2 mijë metra për sekondë dhe ka një rreze shkatërrimi që shkon në 1200 km. Komandanti i një prej brigadave të ushtrisë tha se me këto armatura janë të përgatitur për çdo armik.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: