Dalin pamje të reja nga momenti i shoqërimit të një prej protestuesve që ishte vendosur në Bulevard, teksa paralelisht mbahet seancë plenare dhe protestë para Kuvendit.

Në pamjet e publikuara duket ndërhyrja e efektivëve të policisë të veshur civilë, të cilët kanë kapur dhe më pas e kanë shtrirë në tokë protestuesin. “Kisha blerë vezë”, dëgjohet teksa thotë Jurgen Malka, protestuesi i ndaluar për gazetarin Osman Stafa.

Ngjarja është regjistruar gjatë protestës së sotme, e cila po zhvillohet në disa pika të qendrës së Tiranës, ndërsa jashtë Kuvendit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të shoqërimit dhe arsyeja zyrtare e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: