Gazetari Enrik Mehmeti sjell në “BalkanWeb” pamje nga vendi ku u arrestua autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë.

Gjithashtu, në pamjet e siguruara nga gazetari Mehmeti për “BalkanWeb” shihet edhe makina që 53-vjeçari Kliti Leka përdori në ekzekutimin e biznesmenit.

Ai e qëlloi Goron me breshëri kallashnikovi, pranë një supermarketi, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë një borxh prej rreth 70 mijë euro që viktima i kishte për instalimet elektrike të një pallati.

Autori u kap pak pas vrasjes së biznesmenit në Livadh të Himarës, me dy armë me vete, kallashnikovin dhe një pistoletë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb