Rebelët Huthi kanë sulmuar me dronë dhe raketa objektet e naftës Saudi Aramco në rajonet Jizan dhe Yanbu të Detit të Kuq.

Konflikti midis rebelëve Huthi dhe Arabisë Saudite ka rifilluar pas një armëpushimi katërvjeçar dhe po zgjerohet në bregdetin e Detit të Kuq.

Më herët grupi terrorist, Houthi ka kërcënuar të përshkallëzojnë sulmet në ditët në vijim dhe njoftuan qëllimin e tyre për të ndërprerë trafikun në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për anijet me interesa saudite, izraelite dhe amerikane. Situata po krijon pasiguri në rajon, duke ndikuar në tregtinë globale të hidrokarbureve dhe duke bërë që çmimi i naftës të rritet përkohësisht mbi 100 dollarë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: