Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, u takua sot me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, republikanin Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam.

Sinani e quajti këtë vizitë historike në profilin e saj në Facebook.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

“Zëri i Luginës së Preshevës u dëgjua sot nga ata që marrin vendime të mëdha”, shkroi kryetari i komunës së Preshevës.

Dy kongresmenët po vizitojnë Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës vizituan Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, dhe pas vizitës në Preshevë, ata do të udhëtojnë për në Prishtinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb