Qazim Laçi protagonist në fitoren 2-1 të Rizespor ndaj Gaziantep, në takimin e vlefshëm për elitën turke. Mesfushori i kombëtares, ka realizuar një kryevepër të vërtetë në këtë sfidë. Në minutën e 79-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, ai provoi një goditje fluturimthi, duke çuar topin në rrjetë.

Paraqitja e Qazim Laçit u vlerësua me notën 8.1. Në këtë sezon, lojtari ka luajtur 26 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. Gjithashtu, 30-vjeçari numëron 8 asiste.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: