Protesta e sotme para Kuvendit, u shoqërua me tensione e përplasje. Policia hodhi sprej lotsjellës dhe gaz për të shpërndarë protestuesit. Situata përshkallëzoi në përplasje e tensione mes efektivëve dhe protestuesve. Dhjetëra prej tyre u shoqëruan nga policia.
Në pamje shihet kur disa policë njëherësh arrestojnë protestuesit. Qytetarët të shtrirë në tokë, ndërsa u vendosen prangat.
Gjithashtu, efektivët kanë shoqëruar edhe aktivistin, Altin Goxhaj.
Gjithashtu qytetarët kanë bërë thirrje që SPAK të veprojë ndaj padrejtësive e korrupsionit dhe të tregojë që është me popullin.
