Lazio e ka nisur siç duhet Serie A. Ekipi i drejtuar nga Sarri mposhti 2-1 Bolognan me përmbysje.

Takimi filloi në “malore” për vendasit kryeqytetas, pasi portieri Maximiliano u ndëshkua me të kuq në minutën e gjashtë.

Numri i lojtarëve në fushën e lojës u barazua në minutë ne 45-të, pasi Soumaro mori kartonin e dytë të verdhë.

Lazio bëri një pjesë të dytë perfekte, pasi kthen gjithçka në favor të saj pas autogolit të De Silvestrit dhe golit të të zakonshmit Immobile, përkatësisht në minutën e 68-të dhe 79-të.

Elseid Hysaj u aktivizua vetëm në fundin e ndeshjes, pa dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: