Lazio feston 120 vjetorin e themelimit të klubit, një vit jubile i cili po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas suksesit kundër Juves në SuperKupë dhe pas ecurisë fantastike në Serie A, ku regjistrojnë 9 fitore radhazi, tifozët lacial kanë filluar të ëndërrojnë për titullin kampion por për të mbajtur ambientin me këmbë në tokë mendon Igli Tare:

“Titulli kampion? Janë diskutime që nuk na takojnë. Duhet të jemi të përulur, të përqendruar dhe me të njëjtën uri, të vetëdijshëm se jemi një skuadër e madhe. Objektivi është Champions League, nuk duhet ta humbasim nga shikimi, më pas nëse do e shohim veten në fund duke luftuar për gjëra më të mëdha nuk do të tërhiqemi. Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën”, u shpreh Tare duke u ndalur më pas teksa sfida e shtunës kundër Napolit të Gattusos:

All'olimpico Vigilia Di Juventus Lazio Finale Di Tim Cup Igli Tare (tedeschi(
All’olimpico Vigilia Di Juventus Lazio Finale Di Tim Cup Igli Tare (tedeschi(

“Të fitojmë do të thotë se kemi mundur një tjetër “big” por mbi të gjitha do të na shërbente për të vijuar këtë rekord fantastik. Të ëndërrosh është diçka e bukur por un jam një profesionist që qëndroj me këmbë në tokë”, nënvizoi drejtori sportiv i Lazios.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: