Nëse në fillim ishte suprizë, por pas pesë javëve të para të Bundesligës, Leipzig është një realitet i bukur që ndërhyn me prepotencë në garën e përhershme dyshe mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

http://emb.aplayer1.me/player/video.php?id=151622&s=t2m6862p

“Demat” konfirmuan formën e tyre të shkëlqyer me fitoren bindëse në transfertën e Werder Bremen, duke ruajtur vendin e parë në renditjen e kampionatit gjerman. Me këtë sukses, Leipzig ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke ndezur ëndrrën e madhe me titullin kampion.

Leipzieg
Leipzieg

Por deri te triumfi sezonal ka ende shumë rrugë për të bërë, ndërsa skuadra e Negelsmann duhet të dyrojë presionin e Bayern Munich, që nuk ka ndërmend të dorëzojë trofeun. Pas ndalesës në përballjen direkte kundër Leipzig, bavarezët u kthyen te fitorja, duke mundur me lehtësi 4-0 Koln.

Një sukses i rëndësishëm për formacionin e Nico Kovac, që mban ritmin e kryesuesëve në javët e fundit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Borussia Dortmund, që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën kundër Eintracht Frankfurt.

Kjo ndalesë i kushton verdhezinjve edhe në tabelën e renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb