Ermir Lenjani protagonist. Futbollisti shqiptar ka dhuruar një asist në Turqi, në ndeshjen mes Umraniyespor të tij dhe Kayserispor (2-2).

Një krosim me të majtën i Lenjanit gjen Glumac, që nuk fal. Për 33 vjeçarin kuqezi kjo ishte ndeshja e nëntë në Superligën e Turqisë dhe assisti i dytë. Ai nuk ka gjetur akoma rrugën e rrjetës.

Lenjani ka një karrierë të fokusuar më shumë në Zvicër, ku ka veshur fanellat e Grasshopers, Sion, St Gallen dhe WintherThur; ekipe këto që kanë luajtur në Superleague dhe Challenge League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: