Aftësitë e pabesueshme të Lionel Messi-t në futboll nuk janë sekret dhe të shumtë janë ata që mendojnë se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Së fundmi, klubi i Barcelonës ka gërmuar thellë në arkivat e saj për të nxjerrë pamjet e pazbuluara ndonjëherë të yllit argjentinas kur ishte i vogël.

Në klip tregohet ngritja e pandalshme e Messi-t në radhët e lojtarëve më të mirë të Barcelonës. Në 2 minuta e 30 sekonda shihet një përmbledhje e shkurtër e golave dhe aftësive të pabesueshme të fituesit të 5 Topave të Artë.

Në fytyrën e një fëmije të pafajshëm vështirë se mund të besosh se është i aftë të bëjë të tilla gjëra. Në video duken ngjashmëritë mes Messi-t të vogël, dhe superyllit aktual të Barcelonës.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: