I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli për zhvillimet politike, zgjedhjet, si edhe investigimet e kryera për korrupsionin në dogana nga News 24.

Por në përfundim të kësaj interviste nuk ka munguar edhe një koment për finalen e Botërorit ku Argjentina dhe Franca do të luajnë për Kupën e Botës.

Ndoshta si shumë të tjerë edhe kreu i Partisë së Lirisë tregoi se do të dëshironte një finale me Argjentinën dhe Portugalinë, pasi sipas tij Leo Mesi dhe Cristiano Ronaldo do të dhuronin spektakël.

Ndërsa nesër luhet finalja Argjentinë-Franca, Meta u shpreh se padiskutim do jetë një betejë e bukur.

Finalja e parë që mbaj mend unë si fëmijë ka qenë në ’78 dhe ka qenë Holanda atëherë. Do të kisha shumë dëshirë për një finale Messi-Ronaldo, pra Argjentinë –Portugali sepse do të ishte finale interesante të këtyre dy yjeve, por fatkeqësisht nuk kemi. Dhe pa asnjë diskutim është Franca, që është Franca e gjelave, por besoj se nesër do të jetë një betejë shumë e bukur

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb