Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar në lidhje me protestën e linjave urbane në Fier, të cilat kërkojnë që të ketë kompensime për ta në këto kushte që puna do të rinisë me protokolle sigurie per shkak të pandemisë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Baçi theksoi se këto linja kërkojnë rregulla dhe të pastra, pasi rrezikojnë falimentim.

MESAZHI I BAÇIT
Vetëm kështu mund dhe duhet te arrihen te drejtat.
Kane dite te tera, qe kërkojnë, mos t’i konkurrojnë ne mënyrë te pa ndershme, por kjo qeveri e pa ndershme nuk do tja dije.
Kerkojne rregulla te pastra, kerkojne kompesim te shpenzimeve, pasi jane te demtuar rende nga qendrimi i gjate pa pune.
Jane te bllokuar dhe u kerkojne te paguajne taksat.
Jane drejte falimentit te plote ashtu si shume biznese te tjera ne vend dhe qeveria vetem tallet dhe i vjedh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb