Liverpool nuk e ka ndërmend të kthjellohet këtë sezon në Premier League. Pas humbjes me Nottingham, The Reds u mundën 1-2 në shtëpi ndaj Leeds.

Se do ishte një ndeshje mjaft e vështirë për të besuarit e Klopp u pa që në minutën e katërt kur Rodrigo shtangu Anfield me golin e tij. Salah vendos përkohësisht ekuilibrat, pasi në fundin e ndeshjes Summerville i jep 3 pikë skuadrës musafire.Liverpool po zhgënjen totalisht dhe është në vendin e nëntë me 16 pikë. Leeds është e 15-ta.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb