Liverpool dhuron spektakël në Europa League. Edhe pse kishin fituar 5-1 në ndeshjen e parë, në takimin e kthimit, në “Anfield”, The Reds u treguan të papërmbajtshëm duke triumfuar me shifrat 6-1 ndaj Spartës së Pragës. Brenda çerek ore lojë, ekipi i Klopp realizoi katër gola me autorë të ndryshëm.

Nunez hapi “festivalin” e  golave, ndërsa më pas shënuan edhe Clark, Salah dhe Gakpo. Te çekët “tundi rrjetën” Birmancevic, në fundin e fraksionit.  Në këtë sfidë, Qazim Laçi luajti nga minuta e parë për mysafirët, sakaq nga stoli e filloi Tuci. Në fillimin e pjesës së dytë, Szoboszlai dhe Elliot vendosën emrat në listën e golashënuesve. Salah me shokë mbeten një nga skuadrat pretnedente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Europa League.

Asnjë problem për Romën e Daniele De Rossit. Fitorja 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Brighton i dhuroi qetësinë e duhur italianëve, me përballjen e sotme në Amex Stadium (Brighton) që përfundoi 1-0.

Thriller në Gjermani. “Aspirinat” e Leverkusen, nëse në kampionat po shkojnë një drejt rrëzimit të sundimit të Bayern Munchen, në Europa duken tjetër ekip. Skuadra e Xabi Alonsos barazoi 2-2 ndaj Qarabag në ndeshjen e parë, ndërsa sonte ia dolën në limite me shifrat 3-2. Atalanta e Berat Gjimshitit përmbys Sporting dhe mund portugezët 2-1 (1-1 ndeshja e parë).

Në Conference League, “buzëqesh” Aston Villa dhe Lille.

Europa League:

Atalanta-Sporting 2-1

(VIDEO)
Leverkusen-Qarabag 3-2

Brighton-Roma 1-0

Liverpool-Sparta Prague 6-1

(VIDEO)
Conference League:

Aston Villa-Ajax 4-0

Brugge-Molde 2-0

Lille-Sturm Graz 1-1

Maccabi Tel Aviv-Olympiacos 1-4

 

(J.S/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: