Liverpool triumfon 1-2 ndaj Aston Villas, në trasnfertë, në takimin e radhës së Premier League. Të kuqtë dominuan gjithë takimin duke mbajtur topin në shumicën e kohës, por pa shumë efektivitet.

Liverpool  hasi vështirësi  në Villa Park, në Birmingham. Pjesa e parë e takimit përfundoi 1-1.

Se do ishte një ndeshje e vështirë për djemtë e Klopp u kuptua që në minutën e 3-të. Luiz provon me kokë dhe pret Allison, por braziliani 24 vjeçar shënon pas topit të kthyer nga patrioti i tij.

 

 

Avantazhi zgjati pak, shumë pak. Matip do tregonte se është i mirë edhe në sulm, pasi do vendoset ekuilibrat në minutën e gjashtë.

 

 

 

Në minutën e 24-të, vendasit do i afroheshin shumë rimarrjen së epërsisë. Danny Ings mori një top të mrekullueshëm nga McGinn, por gjuajtja me kokë e tij përfundon mbi shtyllë.

Pjesa e dytë do sillte vetëm një gol të Mane-së, çka do çlironte gjithë ekipin.

 

The Reds janë në vendin e dytë me 86 pikë po aq sa Manchester City kryesues, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb