Liverpuli ka qenë shumë i fortë për ekipin e Torinos. Pavarësisht se “The Reds” shpërdoruan një penallti me protagonist Fabinjon ata ja kanë dalë të fitojnë këtë ndeshje. Serinë e golave e hapi Firmonjo në minutën e 21. Më pas djemtë e Jurgen Klop vazhduan të tregonin lojë të bukur dhe arritën të gjenin dhe golin e dytë pas vetëm 3 minutash me autor Vijnaldjum.

Në minutën e 31 ka qenë Beloti ai që ka shkurtuar diferencën për italianët. Pjesa e dytë ishte pa shumë histori ku u shënua edhe një gol tjetër nga Liverpuli me protagonist kësaj radhe Xherdan Shaqirin i cili dha një asist të bukur për Daniel Starixh o cili e dërgon topin drejt rrjetës pas një goditjeje me kokë, duke vulosur rezultatin 3-1 për këtë takim.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-liverpuli-shume-i-forte-per-torinon-xherdan-shaqiri-serish-protagonist/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb