Ballkani është kualifikuar për në turin e 3-të të Conference League. Ekipi nga Suhareka kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë ndaj modestëve të San Marinos, La Fiorita, ndërsa sot në shtëpi triumfuan 6-0.

Brenda 8 minutash, djemtë e Ilir Dajës shënuan 2 herë. Autori ishte i njëjtë, me Rrahmani që dhuron spektakël me 2 golat e tij.

La Fiorita mbeti me një lojtar më pak në minutën e 53-të. Semprini mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin në inferioritet numerik.

Gjithsesi, Ballkani, me kualifikimin në xhep nuk kishte pse të nxitonte. Goli i 3-të dhe i katërt mbajnë firmën e Rrahmanit, në minutën e 70-të dhe të Abazit (74’). Asgjë nuk mbaroi me kaq, pasi për të pestën herë rrjeta do tundej sërish, tashmë nga Krasniqi. Në limite do kishte kohë edhe për një tjetër gol të Abazit.

Ekipi dardan shpërdoroi shumë para portës, duke fiksuar përfundimisht rezultatin në 6-0.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: