Ndriçim Shtubina ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u dyshua se ishte infektuar nga Covid-19. Veterani i Vllaznisë ka marrë lajmin e mirë, teksa përgjigja për testin e tij ka qenë negative. Në një prononcim për “Neës 24”, Shtubina rrëfen situatën e tij, duke pranuar se deri diku ka neglizhuar. Ai u bën thirrje shqiptarëve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin këshillat.

Sa i takon aspektit të tij si futbollit, Shtubina pranon se kjo ndërprerje dhe ky qëndrim në shtëpi nuk i bën mirë lojtarëve, të cilët do të kenë probleme me gjendjen fizike. Gjithashtu, mesfushori shkodran deklaron se Vllaznia ka dhënë garanci për çështjen e pagave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb