Panik është shkaktuar herët të martën në mëngjes në qytetin Balashikha, pranë Moskës, ku një automjet shpërtheu dhe u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën shoferit. Sipas informacioneve paraprake, në një zonë banimi të përdorur kryesisht nga personel ushtarak dhe familjet e tyre, dyshohet se një pajisje shpërthyese me fuqi rreth 300–400 gram TNT ishte vendosur nën sediljen e shoferit.
Autoritetet ruse ende nuk kanë bërë publik identitetin e viktimës, por burime pranë hetimeve thonë se bëhet fjalë për një burrë 62-vjeçar, i cili ka pësuar plagë të rënda nga shpërthimi.
Lagjja ku ndodhi ngjarja është një kompleks banimi i ndërtuar për ushtarakë në pension, veteranë lufte dhe familje të forcave të armatosura. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një makinë tip BMW X3 shpërthen dhe përfshihet menjëherë nga flakët.
Komiteti Hetimor i Rusisë ka hapur një çështje penale dhe po heton rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ndodh disa muaj pas një tjetër shpërthimi të ngjashëm në të njëjtin qytet, ku një gjeneral i lartë rus humbi jetën në një sulm me makinë-bombë, ngjarje që më pas u trajtua si akt terrorizmi nga autoritetet hetimore.
🇷🇺 Regarding the terrorist attack in Balashikha
According to media reports, an IED was planted behind the driver. The 62-year-old victim suffered a shrapnel wound to the chest from the back.
The explosive device detonated a few seconds after the car started moving from the… https://t.co/frvkeztBDR pic.twitter.com/zwytEyc5Du
— Levan Gudadze (@GudadzeLevan) June 9, 2026
A car exploded in the Moscow suburb of Balashikha. According to reports, the driver was killed in the blast. The circumstances of the incident and the identity of the victim remain unknown. pic.twitter.com/s4xxttMw1m
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) June 9, 2026
