Vetëm matematika nuk i lejon të festojnë, por Napoli është shumë pranë titullit kampion në Itali. Të besuarit e Spalletit fituan 0-4 ndaj Torinos dhe tashmë kanë 71 pikë në krye, 21 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Osimhen hapi siparin e golave në minutën e nëntë, ndërsa brenda pjesës së parë gjeorgjiani Kvara ekzekutoi saktë një penallti. Në fillimin e pjesës së tij erdhi një tjetër gol i Osimhen, sakaq edhe Ndombele e shënoi emrin në listën e golashënuesve. Ndeshja e radhës për Napolin është ndaj Milanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: