Në mbrëmjen kur të gjithë prisnin me padurim debutimin e Leo Messi, ai që shkëlqeu për PSG ishte futbollisti më i përfolur i momentit, Kylian Mbappe. Me shpresën deri në sekondat e fundit për tu transferuar në Madrid, sulmuesi francez tregoi profesionalizimin e tij dhe pa diskutim klasin që nuk i mungon në asnjë moment.

Në transfertën përballë Reims, Mbappe realizoi golin e parë në minutën e 16-të pas një asist nga Di Maria. Në fraksionin e dytë, përpara se Messi të zbriste në fushë, Mbappe realizoi dhe golin e dytë duke mbyllur llogaritë me Reims. Në minutën e 63-të në fushë zbriti dhe Leo Messi, një debutim historik dhe i shumë pritur që u festua nga të gjithë tifozët e pranishëm në stadium, përfshi edhe ato kundërshtarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Pochettino u pyet nga gazetarët në lidhje me të ardhmen e Mbappe: “Ai është lojtari jonë. Dihet që në futboll ka shumë zëra por presidenti dhe drejtori sportiv kanë qenë shumë të qartë. Mbappe do të qëndrojë me ne, jam i lumtur për këtë. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë”, theksoi trajneri Pochettino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb